Rritja ekonomike për tremujorin e dytë të vitit është 4.06%.

Instituti i Statistikave raporton se ekonomia në këtë periudhë ka marrë hov nga sektori i ndërtimit, i cili ka patur kontributin më të madh nga të gjitha degët e tjera të ekonomisë.

Po të krahasohet me një vit më parë, ndërtimi është rritur në terma vjetorë me 22.6%, përqindja më e lartë e tij gjatë viteve të fundit, pas rënies që pësoi nga kriza globale.

INSTAT raporton një shtim të vlerës së parave të investuara në ekonomi nga projekte ndërtimi, si ato të gazsjellësit TAP, apo të veprave publike në rrugë e stadiume.

Një tjetër sektor që i është rikthyer rritjes është edhe ai industrisë nxjerrëse, ndërsa dega e shërbimeve ka pësuar rënie për shkak të reduktimit të kompanive që operojnë fushën ?Call Center?.

Të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare parashikuan se në periudhën Prill - Qershor, Shqipëria do të kishte një rritje ekonomike poshtë potencialeve të saj për shkak të situatës politike dhe vitit elektoral.

Ky është një nga tremujorët më të mirë për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Kombëtar. Që nga viti 2013 -të e deri tani Shqipëria e ka patur vetëm në 3 periudha rritjen e ekonomisë në këto nivele.

Tv Klan